Fotolajm/ Nën “ethet” e një kundërofensive ushtarake në pranverë, rekrutët ukrainas praktikohen për betejë

by admin
Spread the love

Prej kohësh është përfolur për një kundërofensivë të mundshme ushtarake nga forcat e armatosura të Ukrainës.

Megjithëse për çështje sigurie nuk është zbardhur asnjë detaj i planit sekret, qëllimi i ushtarëve ukrainas është të çlirojnë të gjithë territorin e pushtuar pas nisjes së të ashtuquajturit “operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën”, përfshirë Gadishullin e Krimesë, të aneksuar Moska më 2014.

Dhe mesa duket forcat ukrainase vijojnë parapërgatitjet. Pamjet më poshtë tregojnë rekrutët e brigadës së stuhisë Spartane të Gardës Kombëtare të Ukrainës duke ushtruar për betejë në rajonin e Kharkiv.

Vlen të theksohet se, të paktën 8.000 civilë janë vrarë dhe mbi 13.000 të tjerë janë plagosur deri më tani nga lufta në Ukrainë. Forcat ruse aktualisht zotërojnë 20% të territorit ukrainas. Sakaq, Perëndimi i është përgjigjur agresionit rus me sanksione të ashpra ndaj Moskës, duke goditur ekonominë e këtij shteti.