FOTO/ Tragjedia e rëndë e Rafael Duamenës, reagon edhe trajneri Silvinjo

by admin
Spread the love

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Rrogozhinë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, ku humbi jetën pas kolapsit Rafael Duamena, ka pasur një impakt të gjerë në opinionin sportiv shqiptar duke sjellë reagime të shumta. Atyre u është bashkuar sot edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Trajneri është i pranishëm në vendin tonë pasi nis këtë fundjavë grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024. Por ai ka qenë vazhdimisht i pranishëm në ndeshjet e futbollit shqiptar dhe njeh mirë kampionatin tonë. Ndaj reagimi i tij pas kësaj tragjedie ka qenë mëse i kuptueshëm.

“Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkruante trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

The post FOTO/ Tragjedia e rëndë e Rafael Duamenës, reagon edhe trajneri Silvinjo appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like