FOTO nga takimi në Prishtinë, shihen bashkë Taravari, Kasami, Gashi e Mexhiti!

by admin
Spread the love

Flaka ka arritur deri te fotografia e realizuar në Prishtinë, pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravarit, Izet Mexhitit, Afrim Gashit e Bilall Kasamit.

Para një jave, me iniciativë të kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, në Prishtinë është mbajtur një takim i përbashkët mes Arben Taravarit, Izet Mexhitit, Afrim Gashit e Bilall Kasamit.

Ky i fundit, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se pas këtij takimi, gjasat janë reale që ASH-ja të vendos të bashkëpunojë me opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Ka qenë një ndër takimet e shumta që i kemi edhe si opozitë këtu, por edhe bashkë me Vetëvendosjen. E din opinion që jemi në një projekt të përbashkët që ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku përfundimisht janë bashkuar të gjitha forcat kombëtare, evropiane për ta bërë rotacionin politik. Në këtë drejtim ishte edhe takimi tek kryeministri i Kosovës për të bashkëbiseduar se si të vijë ndryshimi edhe tek shqiptarët e Maqedonisë, ashtu siç erdhi në Kosovë”, tha Kasami.

Sa i përket ASH-së, edhe kjo parti deri sot nuk ka sjellë një vendim rreth asaj si do të del në zgjedhje. Thirrje për koalicionim kanë si nga BDI ashtu edhe nga Lidhja Europiane për Ndryshim.

Lëvizja Vetvendosje do të jetë pjesë e listave zgjedhore me Lidhjen Europiane për Ndryshim në zgjedhjet parlamentare, ndërsa përfaqësuesi i tyre Bekim Qoku, i bëri thirrje ASH-së t’u bashkohen edhe ata. Flaka

You may also like