(FOTO) Eco-Patrulla largoi 50 metër kub mbeturina, u zunë disa persona duke hedhur mbetje ndërtimore

by admin
Spread the love

Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale-Shkup gjatë disa ditëve të kalaura ka bërë mbikëqyrje dhe kujdestari në rrugën Petar Manxhukov në afërsi të tregut në komunën e Butelit, si dhe në disa lokalitete ku është vërejtur vazhdimisht hedhje e parregullt e mbetjes jashtë enëve të dedikuara për këtë qëllim në komunën Karposh dhe Çair. Janë përpiluar më shumë procesverbale edukativo-informative për personat që janë zënë duke hedhur mbetje të vëllimshme dhe mbetje ndërtimtarie në komunat Aerodrom dhe Gazi Babë.

Nga fillimi i kësaj jave, ekipet e Ndërmarrjes larguan gjithsej 50 metër kub mbetje nga deponitë e egra të lokalizuara pas Bankës Popullore, në rrugën Bajram Shabani – afër SHF “Tefejuz”, si dhe në më shumë lokalitete në venbanimin Veri Shkup.

NP Higjiena Komunale –Shkup këto ditë realizoi larjen e tërësishem të të gjithë kontejnerëve gjysmë nëntokësorë të që gjenden në gjashtë lokalitete në komunën Karposh, përfshirë edhe mikrolokalitetet e tyre. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif


You may also like