FOTO/ Debutimi kundër Shqipërisë, Italia prezanton fanellën e Euro 2024

by admin
Spread the love

Italia është rivali i parë i Shqipërisë në Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos do të nisin rrugëtimin emocionues në Gjermani 2024 pikërisht përballë kampionëve në fuqi të Europës.

Sfidë e programuar për datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Të kaltrit kanë prezantuar sot fanellat me të cilat do të garojnë në Europianin e verës së ardhshme.

Uniformat janë krijuar nga ADIDAS, partneri kryesor i kombëtares italiane. E para është e kaltër e çelur, që është edhe ngjyra historike e ekipit italian.

Në jakë shkruhet: “Italia të thërret” (varg i himnit kombëtar), ndërkohë që fanella e dytë, që do të përdoret në rastin ku djemtë e Spallettit do të jenë “udhëtues”, është e bardhë.

Shorti ka përcaktuar Itali-Shqipëri duelin e parë të grupit B të Europianit (bëjnë pjesë edhe Kroacia e Spanja). Kështu që Italia do të luajë me fanellën e kaltër përballë kuqezinjve tanë.



Top Channel

You may also like