Forumi i Gruas së Alternativës Butel, i bashkangjiten Aleancës për Shqiptarët

by admin
Spread the love

Forumi i Gruas së Alternativës- Butel ka kaluar në radhët e Aleancës për Shqiptarët. Kryetarja e deritanishme e forumit të Gruas së Alternativës- Butel, Senka Nuhiu, me Nënkryetaren, znj. Nermine Aziri dhe e gjithë kryesia u bashkuan me Aleancën për Shqiptarët.

Ato së bashku vendosën që kontributin e tyre ta japin në Aleancën për Shqiptarët.

Anëtaret e reja u mirëpritën nga Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, Nënkryetarja, Bujare Abazi, Kryetari i degës-Butel, Izeir Memedi, Zëvendësministrja e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vjollcë Berisha, Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Vullnet Selimi, si dhe nga Forumi i Gruas së Aleancës-Butel, të cilët u dëshiruan mirëseardhje dhe shprehën kënaqësinë që këto struktura tanimë do të jenë të bashkuara.

You may also like