Formacioni ndaj Moldavisë, Sylvinho u beson fitimtarëve

by admin
Spread the love

Formacioni që fiton nuk ndryshon. Do të dukej e pakuptimtë që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, të hynte në aventurë me ndryshime në 11-shen që do të hedhë në fushë në sfidën me Moldavinë, teksa Shqip ka mësuar tashmë edhe formacionin me të cilin do të nisë “finalen” e së premtes.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar që vendimet e deritanishme kanë qenë të goditura, skuadra ka pasur ekuilibër në të dyja fazat e lojës dhe ç’është më e rëndësishmja, rezultatet kanë qenë spektakolare.

Konfirmohet në portë titullar Etrit Berisha, i cili u shfaq i jashtëzakonshëm edhe në sfidën e fundit në Serinë A, në fitoren 0-1 të Empolit në fushën e Napolit.

Rikthehet në formacion në qendër të mbrojtjes Ardian Ismajli, i cili mungoi për arsye dëmtimi ndaj Çekisë. E zëvendësoi në mënyrë të përkryer Arlind Ajeti, që, fatkeqësisht, s’është në këtë grumbullim për arsye fizike. Edhe nëse do të ishte i gatshëm, vështirë se Sylvinho do ta linte në stol mbrojtësin e Empolit.

Nuk ndryshon asgjë në pjesën tjetër të formacionit: Hysaj e Mitaj, në krahët e prapavijës, Ramadani e Asllani para mbrojtjes, nga krahët Asani e Seferi dhe Bajrami pas sulmuesit të avancuar, Sokol Cikalleshi./ Super Sport


Top Channel

You may also like