Formacioni ideal i sezonit të kaluar, Bellingham zgjedh katër “Los Blancos”

by admin
Spread the love

Jude Bellingham e pëlqen shumë Realin e Madridit, të paktën kur vjen puna për të zgjedhur njëmbëdhjetëshen e tij ideale nga sezoni i kaluar.

Në një video të transmetuar në uebsajtin e Borussias së Dortmundit, mesfushori anglez hartoi ekipin e tij të “yjeve” bazuar në atë që ndodhi gjatë vitit të kaluar, duke tërhequr vëmendjen për shkak të numrit të lojtarëve të Real Madridit që përfshiu në ekipin e tij. Nga njëmbëdhjetë të zgjedhurit, katër janë pjesë e klubit “merengues”.

Bellingham nuk u mendua dy herë kur u pyet për portierin që do të zgjidhte për njëmbëdhjetëshen e tij. Nga këndvështrimi i mesfushorit, asnjë portier nuk ishte në nivelin e Thibaut Courtois.

“Pashë finalen e Ligës së Kampionëve dhe Courtois shpëtoi gjithçka, ishte e pabesueshme”, ishin fjalët e Bellinghamit, i cili gjithashtu zgjodhi Éder Militãon në një mbrojtje të përbërë nga João Cancelo, Virgil van Dijk, Achraf Hakimi dhe qendra madrilene.

Kylian Mbappé, ish-shoku i tij i skuadrës te Borussia e Dortmundit, Erling Haaland, dhe Leo Messi formojnë treshen sulmuese. Në mesfushë, së bashkë me Kevin de Bruyne, anglezi preferon Luka Modricin dhe Fede Valverden.

“Valverde është shumë i mirë. Zgjedhja mes tij dhe Kroos është shumë e vështirë, por unë anoj nga Valverde. Ai është një mesfushor shumë i fortë”.


Top Channel

You may also like