Formacionet zyrtare: Sylvinho ndryshon rreshtim ndaj Suedisë, tre lëvizje nga ndeshja me Kilin

by admin
Spread the love

Shqipëria do të luajë miqësoren e dytë të muajit mars teksa përballet me Suedinë. Trajneri Sylvinho ndryshon vendosje taktike dhe e rreshton skuadrën me skemën 4-3-3.

Sa i takon emrave konkretë, braziliani propozon nga minuta e parë tre lojtarë që nga sfida e kaluar me Kilin e nisën nga stoli. Bëhet fjalë për Armando Brojën që i ka marrë vendin Rey Manajt si dhe Qazim Laçin që nxjerr jashtë formacioni Taulant Seferin, si dhe Ivan Balliu që zëvendëson Elseid Hysajn.

Sa i takon pjesës tjetër, ajo nuk ndryshon me Strakoshën në portë, Hysajn, Mihajn, Gjimshitin dhe Mitajn në mbrojtje, Ramadani, Asllani në mesfushë si dhe Asani në sulm.

You may also like