Formacionet zyrtare: Llapi-Malisheva – Insporti

by admin
Spread the love

Llapi pret Malishevën në kuadër të xhiros së 22-të në BKT Superligën e Kosovës.

Llapjanët janë duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, ku nuk din për humbje në 10 ndeshjet e fundit në kampionat pasi kanë marrë shtatë fitore e tri barazime.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina është duke luftuar për titullin e kampionit ku ndodhet gjashtë pikë mbrapa liderit Ballkani.

Llapi synon fitore ndaj Malishevës në mënyrë që të afrohet edhe më shumë me skuadrat e kreut.

Në anën tjetër Malisheva pas humbjes nga Drita në mesjavë, synon që të shkaktojë befasi në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Prençi, Emini, Neto, Peposhi, Krasniqi, Shabani, Veliu, Rivera, Selmani, Shillova.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Gërbeshi, Ibrahimi, Dumani, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Olivier, Shabani, Berisha.

You may also like