Formacionet zyrtare: Kosova sfidon Bjellorusinë për “prestigj”, Gliha pa ndryshime në 11-she

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Bjellorusisë kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes së fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova dhe Bjellorusia do të takohen sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

“Dardanët” dhe bjellorusët kanë humbur gjasat për kualifikim, andaj takimi sonte do të jetë për “prestigj”.

Sfida e Grupit I do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Super Sport 3.

Kosova është në pozitën e katërt në renditjen tabelore me 11 pikë, dy më pak ka Bjellorusia në vendin e pestë.

Kosova: Bekaj, Dellova, Aliti, Krasniqi, Hadergjonaj, Zyba, Vojvoda, Berisha, Bytyqi, Muslija, Rashani.

Bjellorusia: Pavlyuchenko, Makevich, Politevich, Volkov, Polyakov, Ebong, Kaplenko, Korzun, Antilevski, Yuzepchuk, Skavysh./Lajmi.net/

You may also like