Forma e dobët në kampionat, Poçetino: Nuk jemi më Çelsi i 20 viteve më parë

by admin
Spread the love

Mauricio Poçetino thotë se Çelsi nuk mund të jetë më i njëjti ekip që ishte 20 vjet më parë dhe njerëzit duhet të shohin përpara pasi ai e quajti një nga performancat më të mira të sezonit fitoren 3-1 në raundin e katërt të Kupës “FA” kundër Aston Vilaës.

Fitorja në “Villa Park” të mërkurën erdhi pas paraqitjes më bindëse të bluve këtë sezon të vështirë:

“Ne duhet të ndalojmë këtë krahasimin që ne jemi Çelsi i 20 viteve më parë. Ne nuk jemi më ky lloj Çelsi. Tani duhet të ecim përpara dhe duhet të krijojmë këtë projekt. Duhet të vazhdojmë përpara, nuk më intereson nëse njerëzit janë të kënaqur apo jo me fjalimin tim. Unë kujdesem për klubin, kujdesem për lojtarët e mi, dua të ndihmoj lojtarët”, tha trajneri argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

You may also like