Forcat ruse hyjnë në Bosnje, BE paralajmëron pasoja për Dodik!…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shërbimet boshnjake të inteligjencës japin alarmin se anëtarët e grupit famëkeq mercenar rus ‘Wagner’, ‘Pjesëtarë të Lëvizjes Ç’etnike’ dhe pjesëtarë të klubit rus të motoçikletave ‘Ujqit e Natës’ kanë hyrë në vend e madje planifikojnë edhe pjesëmarrjen në kremtimet e Ditës së Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Forca të Wagnerit u shfaqën dhe në Ukrainë pak përpara se të Rusia të niste shkurtin e këtij vitit agresionin brutal ndaj vendit fqinj.

Ministri boshnjak i Sigurisë, Selmo Cikotic, theksoi se informacionet vijnë nga struktura të inteligjencës dhe sigurisë.

“Këto janë grupe pak a shumë ekstremiste dhe radikale. Me sa di unë, asnjëri prej tyre nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht praninë në zonë”, u shpreh Cikotic.

Në Republikën Sërpska, një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, 9 janari festohet si Dita e Republikës Sërpska edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ka shpallur atë datë jokushtetuese në dy raste.

Festimi qendror me një paradë formale do të mbahet në lindje të Sarajevës, ndryshe nga vitet e kaluara kur kjo ditë u festua në Banjallukë. Lajmi që bart frikën e një destabilizimi vjen në kohën kur BE-ja e paralajmëroi hapur kreun e  entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik për pasoja të ashpra nëse vazhdon t`i qëndrojë afër presidentit rus.

Dodik një ditë më parë i dha Vladimir Putinit ‘Urdhrin e Republikës Sërpska” me argumentin se ka ka treguar “kujdes patriotik dhe dashuri” për Republikën Serbe.


Top Channel

You may also like