Forcat e Sigurisë së Kosovës priten me duartrokitje në Adana (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ka mbërritur në aeroportin e Adanës edhe kontingjenti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i cili është nisur për të dhënë ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Në një video të postuar në rrjetin social Twitter, Fondacioni SETA në Uashington ka publikuar momentin kur kontingjenti i FSK-së pritet me duartrokitje nga të pranishmit në aeroport.

Trupat e FSK-së u nisën drejt Turqisë pas vendimit të djeshëm të kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

Ushtarakët e specializuar për operacione humanitar do të ndihmojnë Turqinë në zonat më të prekura nga tërmeti i së hënës.

Ndërkohë, Kosova ka shpallur Ditë Zie kombëtare datën 8 shkurt në përkujtim të të gjitha jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore.

Lajmi u bë publik nga presidentja Vjosa Osmani përmes një postimi në Gacebook. Osmani shkruan se “shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri-tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë”.

You may also like