Fol ministër, a do të marrin pagë rebelët në veri – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Halil Matoshi, ia ka rikujtuar ministrit të Financave, Hekuran Muratit kërcënimet me pagë që ia kishte bërë grevistëve, dhe ka pyetur ministrin se pse po hesht tani ndaj “rebelëve” në veri.

Matoshi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga ministri që të flas se a do të marrin pagë edhe policët e deputetët serbë që kanë dhënë dorëheqje.

“I ke kërcënuar mësuesit kosovarë për grevë të ligjshme që ki me ua ndalë bukën, sha e përbuzë, por përpjekja për me i shantazhuar me bukë u dështoi, pasi që publiku u mobilizua në mbrojtje të tyre. A ke me ua paguar rrogat të rebeluemëve kundër shtetit në veri, deputetë, ministra, zyrtarë shteti, gjykatës e policë?”, shkroi Matoshi.

Postimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:

Ministër fol n’paç ftyrë!

1.

I ke kercënu mësuesit kosovarë që ki me ua nalë bukën, sha e përbuzë – për grevë të ligjshme – por përpjekja për me i shantazhu me buk u dështoi, masi që publiku u mobilizu në mbrojtje të tyne.

2.

Pse s’po të nihet zani Hekuran Murati?

3.

A ke me ua pagu rrogat të rebeluemëve kundër shtetit në veri, deputetë, ministra, zyrtarë shteti, gjykatës e policë?

4.

Fol ministër – patriot me profesion?

You may also like