FOKUS – Von der Leyen: Rusia dhe Kina konkurrojnë për ndikim në Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

TIRANE, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia dhe Kina po përpiqen të ushtrojnë ndikim në Ballkanin Perëndimor në sfondin e luftës në Ukrainë, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“A do të mbizotërojnë autokracitë dhe shteti i së drejtës? Apo do të mbizotërojë demokracia dhe shteti i së drejtës?” tha Von der Leyen në Tiranë me mbërritjen e saj në samitin e parë të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mbajt në rajon.

“Kjo grindje është e dukshme edhe në Ballkanin Perëndimor: Rusia po përpiqet të ushtrojë ndikim, Kina po përpiqet të ushtrojë ndikim”, theksoi ajo.

”Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova janë pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Vendimi për të mbështetur njërën palë përballet me secilën prej tyre”, theksoi von der Leyen.

“A jeni në anën e demokracisë – d.m.th. Bashkimin Evropian, miku dhe partneri juaj – apo dëshironi të merrni një rrugë tjetër?”, theksoi Von der Leyen duke shtuar se ”BE-ja është investitori më i madh në rajon”.

“Ne duhet të punojmë për liritë në botën e së nesërmes, duhet të luftojmë për vlerat tona”, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel pas takimit.

Në një deklaratë me shkrim të lëshuar pas takimit të martën, udhëheqësit e BE-së u kërkuan vendeve të Ballkanit Perëndimor që të rreshtohen plotësisht në çështjet e jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Pesë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mbështesin sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, por Serbia ende nuk i ka miratuar masat ndëshkuese.

“Për çështjen e sanksioneve, ne kemi një mosmarrëveshje me Serbinë”, theksoi kancelari gjerman Olaf Scholz pas takimit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç hodhi poshtë në mëngjes pretendimet se ”vendi i tij ishte shumë afër Rusisë”.

“Serbia është një vend i pavarur. Ne jemi në rrugën drejt BE-së dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiq. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like