FOKUS – UNICEF: Fëmijët në Rripin e Gazës përballen me kequshqyerjen dhe sëmundjet

by admin
Spread the love

GAZA, 5 maj /ATSH-DPA/ – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) deklaroi se pas gati tre muajsh luftë në Gaza, kequshqyerja dhe sëmundjet po krijojnë një cikël vdekjeprurës që kërcënon më shumë se 1.1 milionë fëmijë.

Sipas një sondazhi të UNICEF-it të kryer më 26 dhjetor, 90% e 1.1 milionë të rinjve të rajonit nuk janë plotësisht të furnizuar me lëndë ushqyese.

“Fëmijët në Rripin e Gazës përballen me një kërcënim të trefishtë për jetën e tyre ndërsa rastet e sëmundjeve rriten, ushqimi bie dhe përshkallëzimi i armiqësive hyn në javën e 14-të”, tha UNICEF.

Për gati tre muaj, Izraeli ka zhvilluar një luftë kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 22 600.

“Fëmijët e Gazës janë kapur në një makth që përkeqësohet çdo ditë që kalon”, tha Catherine Russell, drejtore Ekzekutive e UNICEF-it. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like