FOKUS – Ukraina: Kundërpërgjigje e ashpër nëse Rusia hedh në erë digën e Khersonit

by admin
Spread the love

KIEV, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Forcat ukrainase do të kundërpërgjigjen ashpër nëse Rusia shkatërron një hidrocentral në rajonin e Khersonit, ku trupat e Kievit po avancojnë drejt forcave pushtuese ruse, tha kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës.

Andrii Yermak shkroi në Twitter se “shantazhi bërthamor i Moskës ka dështuar të frikësojë Ukrainën dhe aleatët e saj, kështu që tani ata po përpiqen të trembin të gjithë duke hedhur në erë centralin ‘Kakhovka’, në lumin Dnipro”.

“Ukraina nuk do t’i nënshtrohet paqes me anë të detyrimit… Ata nuk do të na thyejnë. Ne do të kundërpërgjigjemi edhe më fort”, shkroi ai.

Deklaratat erdhën disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po planifikonte një sulm në termocentral, i cili, së bashku me shkaktimin e ndërprerjeve të mëdha në furnizimin me energji dhe ujë, ka të ngjarë të shkaktojë përmbytje që prekin qindra mijëra njerëz.

”Rusia po krijon qëllimisht bazën për një fatkeqësi në shkallë të gjerë në jug të Ukrainës”, tha Zelensky në një fjalim video në një takim të liderëve të BE-së.

Ushtria ruse ka larguar banorët nga rajoni i pushtuar Kherson prej ditësh, gjë që Moska e justifikon zyrtarisht si për shkak të një kundërofensive të mundshme të afërt ukrainase.

Ushtria ruse po synon gjithnjë e më shumë infrastrukturën civile të Ukrainës, përfshirë termocentralet, duke vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi dhe drone të prodhuar nga Irani./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like