FOKUS – Ukraina kërkon nga aleatët perëndimorë edhe anije luftarake dhe nëndetëse

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 25 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria e Kievit u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që përveç tankeve të furnizojnë Ukrainën edhe me anije luftarake dhe nëndetëse.

“Do të na duheshin anije luftarake për të mbrojtur bregdetin. Ne kemi një vijë bregdetare shumë të gjatë. Do të na duheshin gjithashtu nëndetëse për të shmangur rrezikun e një sulmi të ri në Detin e Zi”, theksoi zëvendësministri i Jashtëm Andriy Melnyk për RTL-në.

”Tanket që janë premtuar për të luftuar pushtimin rus nuk duhet të jenë vetëm hapi i parë. Ne kemi një kundërshtar shumë të fuqishëm, rusët po prodhojnë armë me shpejtësi të plotë, dhe lufta mesa duket është larg përfundimit”, theksoi Melnyk.

Melnyk theksoi se Ukraina gjithashtu kishte nevojë për përforcime për forcën e saj ajrore. Gjermania mund të na ndihmojë edhe me avionë ”Tornados” ose ”Eurofighters”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakTirana International Film Festival hap thirrjen për aplikim
Artikulli tjetërKuvendi bashkëpunim me OSBE për përfundimin e reformës zgjedhore

You may also like