FOKUS – Ukraina: Ekonomia ruse do të shkatërrohet nga kufiri i çmimit të naftës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 3 dhjetor /ATSH-AFP-DPA/ – Ekonomia ruse do të shkatërrohet nga vendosja e ardhshme e një kufiri mbi çmimin e fuçisë së saj të naftës në 60 dollarë, pas marrëveshjes së nënshkruar nga vendet e BE-së, G7-ës dhe Australia, deklaroi sot presidenca ukrainase.

”Ne e arrijmë gjithmonë qëllimin tonë dhe ekonomia e Rusisë do të shkatërrohet, ajo do të paguajë dhe do të jetë përgjegjëse për të gjitha krimet e saj”, tha në Telegram shefi i kabinetit të presidencës ukrainase, Andri Yermak.

”Megjithatë, një çmim tavan prej 30 dollarësh do ta shkatërronte më shpejt”, theksoi ai.

Vendet e Bashkimit Evropian arritën dje një marrëveshje për vendosjen e një kufiri të çmimit të eksporteve të naftës ruse në vendet e tjera, në 60 dollarë për fuçi.

Kufiri i çmimit, për të cilin u ra dakord sot nga ambasadorët e vendeve të BE-së në Bruksel, lidhet me një vendim të mëparshëm të grupit G7 për të sanksionuar eksportet e naftës ruse.

Sipas këtij vendimi, ofrimi i shërbimeve të caktuara për dërgesat e naftës ruse, duke përfshirë sigurimin, financimin dhe asistencën teknike, do të ndalohet nëse nafta shitet mbi pragun e 60 dollarëve.

Vendosja e një kufiri për eksportet e naftës ruse synon kufizimin e të ardhurave të Rusisë nga rritja e çmimit të energjisë dhe rrjedhimisht aftësinë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

Kohët e fundit, një fuçi naftë ruse “Urals” u tregtua me çmimin e tregut, rreth 65 dollarë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like