FOKUS – Rusia shënjestron Ukrainën, përfshirë Kievin me 31 dronë

by admin
Spread the love

KIEV, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gjithsej 31 dronë u lëshuan në territorin ukrainas nga Rusia gjatë natës, 30 prej tyre u kapën, njoftuan sot forcat ajrore ukrainase.

Kievi ishte ndër qytetet e synuara. Komandanti ushtarak rajonal, Serhiy Popko, tha se nuk ishte raportuar asnjë i plagosur nga rënia e fragmenteve të dronit.

Rusia ka shtuar sulmet e saj ajrore në Ukrainë gjatë ditëve të fundit, duke lëshuar drone, raketa balistike. Dimrin e kaluar, sulmet kishin në shënjestër kryesisht infrastrukturën energjetike.

Dronët, të cilët janë të pajisur me eksplozivë, janë kryesisht të prodhimit iranian dhe lëshohen në seri, duke fluturuar përgjatë shtigjeve të çrregullta përpara se të zhyten në objektivat e tyre.

Sistemet e mbrojtjes raketore të furnizuara në Ukrainë nga aleatët perëndimorë kanë qenë të suksesshëm në rrëzimin e shumë prej dronëve.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like