FOKUS – Rusia dhe Ukraina dorëzojnë ushtarët e vrarë në luftë

by admin
Spread the love



KIEV, 26 janar /ATSH-DPA/ – Ukraina dhe Rusia u angazhuan në dorëzimin e eshtrave të ushtarëve të vrarë në luftën që Rusia filloi kundër fqinjit të saj gati dy vjet më parë.

“Shkëmbimi ishte përgatitur prej disa kohësh”, njoftoi sot në Telegram qendra koordinuese përgjegjëse për robërit e luftës.

“Autoritetet falënderuan Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për ndihmën dhe sjelljen e eshtrave të 77 ushtarëve në Ukrainë. Në këmbim, Rusia mori 55 ushtarë të saj të vdekur”, sipas deputetit të Dumës Shamsail Saraliev.

Në fund të dhjetorit 2023, Ukraina i dorëzoi Rusisë 66 trupa ushtarësh.

Shifrat e viktimave mbahen sekret nga të dyja palët ndërluftuese.

Sipas vlerësimeve të SHBA-së, mbi 70 000 ushtarë ukrainas dhe më shumë se 120 000 rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës pothuajse dy vjet më parë, ndërsa dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë janë raportuar të zhdukur. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBasha: PD mbështet pa kushte SPAK-un


You may also like