FOKUS – Polonia kundërshton BE-në për zvogëlimin e përdorimit të gazit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VARSHAVË, 26 korrik /ATSH-PAP/ – Polonia kundërshton propozimin e Komisionit Evropian (KE) për një frenim të detyrueshëm të konsumit të gazit në BE, në mes të një krize energjie të afërt, deklaroi ministrja polake e Klimës, Anna Moskwa.

“Është shumë e vështirë të diskutohen mekanizmat që KE i ka përgatitur brenda pak ditësh dhe me nxitim dhe që vendosin shkurtime të detyrueshme në përdorimin e gazit në vendet anëtare”, theksoi ajo.

”Vendet anëtare nuk mund të miratojnë shkurtime të detyrueshme në konsumin e gazit në një situatë ku nuk e dinë se si do të jetë dimri i ardhshëm dhe kur interesat e tyre nuk janë të garantuara”, shtoi ajo.

Sipas saj, Greqia, Portugalia, Spanja, Qipro dhe Malta janë gjithashtu kundër shkurtimeve të detyrueshme të konsumit të gazit.

Më 20 korrik, Komisioni Evropian propozoi që 27 shtetet anëtare të BE-së të reduktojnë konsumin e gazit me 15% nga 1 gushti 2022 deri më 31 mars 2023./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPresidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

You may also like