FOKUS – Polonia kritikon Hungarinë dhe Sllovakinë për takimin me Lavrov

by admin
Spread the love

VILNIUS, 4 mars /ATSH-DPA/- Kryeministri polak, Donald Tusk ka kritikuar takimet mes ministrave të jashtëm të Hungarisë dhe Sllovakisë, Peter Szijjarto dhe Juraj Blanar dhe homologut të tyre rus, Sergei Lavrov.

“Takimet, të cilat u zhvilluan në periferi të një forumi diplomatik në Antalia, Turqi, në fundjavë nuk ishin vetëm një shprehje e shijes së mirë apo të keqe. Kjo është një tjetër shenjë nga qeveria hungareze që e kemi të vështirë ta pranojmë për arsye morale dhe politike”, tha Tusk pas një takimi me homologen e tij lituaneze, Ingrida Simonyte në Vilnius.

“Homologët tanë në Bratislavë dhe Budapest vërtetojnë edhe një herë se mendimet tona për çështje të caktuara janë shumë të ndryshme. E njëjta gjë mund të thuhet për Rusinë dhe veprimet e saj ushtarake në Ukrainë”, tha kryeministri polak.

“Në samitin më të fundit të të ashtuquajturit “Grupi i Vishegradit”, krijova një përshtypje për qëndrimin e liderëve politikë ndaj Rusisë. Këto nuk janë vëzhgime optimiste apo nje opinion optimist”, tha kryeministri polak.

Grupi i Vishegradit është një aleancë kulturore dhe politike e katër vendeve të Evropës Qendrore, Sllovakisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë.

Katër vendet e BE-së dhe NATO-s kanë pikëpamje të ndryshme për luftën gjithëpërfshirëse të agresionit që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se dy vjet.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like