FOKUS – Polonia i kërkon ”Pfizer”-it anulimin e kontratës për vaksinën Covid-19

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 3 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria polake thotë se ka një tepricë të vaksinave Covid-19 në tregun e BE-së dhe po rrit apelin e saj ndaj gjigantit farmaceutik amerikan ”Pfizer” për të rinegociuar kontratat ekzistuese të furnizimit.

Ministri polak i Shëndetësisë Adam Niedzielski, në një letër drejtuar ”Pfizer”-it shkroi se është e kotë të respektohen marrëveshjet që do të dërgonin qindra miliona doza të tjera në Evropë në një kohë kur kërkesa për t’i injektuar ato ka rënë dhe prevalenca e koronavirusi është e ulët.

”Shumica e dozave ka të ngjarë të përfundojnë duke u shkatërruar”, theksoi ai.

BE ishte e hapur për të gjetur një kompromis, por akuzoi ”Pfizer”-in se nuk tregon fleksibilitet të mjaftueshëm duke pasur parasysh se sa ishte lehtësuar pandemia.

Propozimi aktual i ”Pfizer”-it parashikon dërgimin e më pak dozave, por kërkon një tarifë anulimi të barabartë me gjysmën e çmimit të një doze që nuk është prodhuar ende.

Beteja e Varshavës me ”Pfizer”-in vjen ndërsa fushatat zgjedhore të Polonisë forcohen përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.

Partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) filloi një turne zgjedhor në të gjithë vendin në prill.

Niedzielski nuk i përket ndonjë partie politike./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBalluku: Mati, shembull sesi duhet të punojë çdo bashki

You may also like