FOKUS – Polonia: Harmonizim sanksionesh kundër Bjellorusisë dhe Rusisë

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 18 tetor /ATSH-PAP/ – Sanksionet kundër Bjellorusisë duhet të përputhen me ato të vendosura ndaj Rusisë, pasi Minsku është ”de facto” palë në konfliktin Rusi-Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm polak.

“Pozicioni polak, dhe jo vetëm polak, është se sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë duhet të sinkronizohen me ato të vendosura ndaj Rusisë”, u tha Rau gazetarëve.

”Kjo është për shkak se nga ajo që mund të shohim dhe nga pozicioni që Bjellorusia ka marrë, ajo është në të vërtetë një palë në këtë konflikt, kështu që është e vështirë të imagjinohet një situatë ku sanksionet synojnë vetëm Rusinë”, shtoi ai.

Sipas Raut ”edhe ministra të tjerë të Jashtëm kanë bërë propozime për një tjetër paketë, tashmë të nëntë sanksionesh kundër Moskës”.

Rau sugjeron gjithashtu që të bëhen më të rrepta sanksionet edhe ”për kimikatet dhe produktet elektronike”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like