FOKUS – Pheniani vazhdon lëshimin e raketave balistike drejt Detit të Japonisë

by admin
Spread the love

SEUL, 2 prill /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike të paspecifikuar, tha sot ushtria e Koresë së Jugut.

”Koreja e Veriut lëshoi ​​raketën drejt Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë”, theksoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabeve të Seulit (JCS).

Rezolutat e Kombeve të Bashkuara ndalojnë Korenë e Veriut të lëshojë apo edhe të testojë raketa balistike të çdo rrezeje.

Këto janë zakonisht raketa tokë-tokë që mund të pajisen edhe me një kokë bërthamore.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur sërish muajt e fundit./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like