FOKUS – Pentagoni: SHBA ofron sisteme të sigurisë për të eliminuar Hamasin, jo për të vrarë civilë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 18 tetor /ATSH-AA/ – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se SHBA-ja po ofron sisteme të sigurisë për Izraelin për të eliminuar grupin palestinez Hamas dhe kjo nuk do të thotë vrasje e civilëve të pafajshëm në Palestinë.

“Ne pa dyshim po i japim Izraelit sistemet e sigurisë që duhen për të eliminuar Hamasin në Gaza… Kjo nuk do të thotë vrasjen e civilëve të pafajshëm”, tha zëvendëssekretarja për media e Pentagonit, Sabrina Singh.

Komentet e saj erdhën në përgjigje të një pyetje lidhur me raportet për një sulm izraelit në spitalin Al-Ahli Arabi në Gaza.

”Unë jam në dijeni të raporteve, por nuk kam asgjë për të ofruar më tej në këtë moment”, tha Singh për sulmin që la qindra njerëz të vdekur.

Duke lavdëruar ushtrinë izraelite si “shumë të aftë dhe profesionale”, Singh tha se “ne besojmë se ndihma e sigurisë që ata po përdorin në Gaza do të përdoret siç duhet dhe do të përdoret për të shënjestruar Hamasin, por gjithashtu duke lejuar qëllimet e asistencës civile humanitare”.

Singh theksoi se zyrtarët amerikanë vazhdojnë kontaktet e tyre me izraelitët për të siguruar që civilët në Gaza të kenë atë që u nevojitet dhe të mund të evakuohen në zona të sigurta./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like