FOKUS – Ndryshimet klimatike sjellin shtatorin më të ngrohtë në histori në Alpe

by admin
Spread the love



BERLIN, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Në vitin 2023, meteorologët regjistruan shtatorin më të ngrohtë në Alpe që nga fillimi i regjistrimeve të motit.

Raporti i hartuar nga Shërbimi Gjerman i Motit (DWD), “GeoSphere Austria” dhe “MeteoSwiss” u botua në “Buletinin e Klimës Alpine”.

Në fillim të gushtit, u regjistruan reshje rekord në Austrinë jugore dhe rajonet fqinje alpine të Italisë dhe Sllovenisë, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha.

“Ka pasur gjithashtu temperatura rekord ditore dhe mujore duke filluar nga korriku i vitit 2023”, raportuan shkencëtarët.

Pas një vale të të nxehtit fillestar në korrik, një tjetër pasoi në fund të gushtit me temperatura të reja rekord.

Temperaturat arritën në 37,6 gradë Celsius në Sion, Zvicër.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/12/2023


You may also like