FOKUS – NASA në misionin e parë historik për devijimin e një asteroidi

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 26 shtator /ATSH-DPA/ – NASA synon të bëjë histori me testin e parë të mbrojtjes planetare në botë, në të cilin një anije kozmike përplaset me një asteroid për të ndryshuar trajektoren e tij.

Qëllimi i misionit është mbrojtja e planetit Tokë nga një përplasje e mundshme me atë që NASA e quan, një objekt afër Tokës (NEO), asteroidë ose kometa që mund t’i afrohen orbitës sonë.

“Testi i “Ridrejtimit të Dyfishtë të Asteroidit” (DART) është misioni i parë i NASA-s që do të shërbejë për të ndryshuar drejtimin e një objekti të rrezikshëm, me anë të një eksperimenti të drejtpërdrejtë”, tha drejtori i misionit hapësinor, Thomas Zurbuchen.

NASA krijoi Zyrën e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare (PDCO) në vitin 2016 për të siguruar zbulimin e hershëm të kërcënimeve nga NEO me një madhësi mjaft të madhe, duke filluar nga rreth 30 deri në 50 metra, që dëmtojnë sipërfaqen e Tokës, dhe për të gjurmuar trajektoren e tyre.

Aktualisht, astronomët nuk janë në dijeni të NEO-ve që mund të kërcënojnë Tokën, por përplasja e asteroidit rreth 66 milionë vjet më parë, që shkaktoi një krater të madh në gadishullin Jukatan të Meksikës, besohet se mund të ketë ndikuar në zhdukjen e dinozaurëve.

E nisur nga Kalifornia në bordin e një rakete “Falcon 9” në nëntor, anija kozmike “DART” është rreth 610 kilogramë dhe përmasa 1,8 me 1,9 me 2,6 metra.

Ai është projektuar për t’u përplasur me një asteroid të quajtur Dimorphos me një shpejtësi prej 6.6 kilometra në sekondë, në orën 2314 GMT të hënën.

Kamerat shoqëruese të (DART) do ta kapin asteroidin vetëm rreth 90 minuta përpara përplasjes së planifikuar./ /a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like