FOKUS – Minikompjuter hibrid me neurone njerëzore? ​

by admin
Spread the love

INDIANA (SHBA), 12 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një minikompjuter hibrid, një përzierje e qelizave neurotike, të mbledhura në një organoid dhe një çip elektronik.

Makineria e re, e aftë për të kryer llogaritjet për njohjen e zërit dhe zgjidhjen e disa problemeve kompiuterikë, u krijua nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Feng Guo i universitetit ”Bloomington” në Indiana.

Gjetjet, të publikuara në revistën ”Nature Electronics”, demonstrojnë potencialin e këtyre mjeteve inovative bioinformatike që bashkojnë organoidet e trurit me pajisje elektrike.

Përparimet në Inteligjencën Artificiale, veçanërisht ato të bazuara në proceset e mësimit të makinerive, kërkojnë fuqi të madhe kompjuterike dhe, ndërsa sistemet bëhen më të fuqishme dhe të sofistikuara, shfaqet rëndësia e përmirësimit të ndjeshëm të efikasitetit energjetik të çipave dhe kompjuterëve.

”Pikërisht për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, vitet e fundit ne jemi përpjekur të zhvillojmë sisteme kompjuterike neuromorfike, domethënë në një farë mënyre të ngjashme me funksionimin e trurit tonë biologjik, i cili mund të ‘mburret’ me një konsum shumë më të ulët të energjisë në krahasim me analogët elektronikë”, theksojnë autorët.

Një hap i rëndësishëm përpara vjen tani nga studiuesit amerikanë, të cilët kanë arritur të bashkojnë një çip elektronik me një tru në miniaturë të marrë nga neuronet njerëzore.

Rezultati është një lloj minikompjuteri hibrid i quajtur Brainoware, i aftë për të përpunuar të dhënat në mënyrë shumë efikase për sa i përket konsumit të energjisë dhe i krahasueshëm me analogun e tij tradicional për sa i përket performancës./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like