FOKUS – Liderja e opozitës bjelloruse bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve

by admin
Spread the love

MINSK, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve parlamentare dhe të autoriteteve lokale.

”Të ashtuquajturat zgjedhje parlamentare të regjimit bjellorus po dështojnë të përmbushin standardet demokratike. Ato ngjajnë më shumë me një operacion ushtarak kundër qytetarëve, kushtetutës dhe arsyes së shëndoshë”, postoi Tsikhanouskaya në X.

“I bëj thirrje bjellorusëve dhe komunitetit ndërkombëtar që ta refuzojnë kategorikisht këtë mashtrim”, theksoi ajo.

Tsikhanouskaya vuri në dukje se shumë aktivistë politikë ishin burgosur dhe media e pavarura ishte heshtur.

”Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nuk ndodhet në vend dhe e drejta themelore për votim të fshehtë është minuar”, tha ajo.

Tsikhanouskaya i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të refuzojë njohjen e zgjedhjeve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like