FOKUS – Lazzarini i UNRWA-s kundërshton thirrjet për dorëheqje

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Drejtori i Agjencisë së OKB-së për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, kundërshtoi sërish thirrjet për dorëheqjen e tij për lidhjet e dyshuara të agjencisë që ai drejton me Hamasin.

“Unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen”, tha Lazzarini pas një takimi jozyrtar me ministrat e Zhvillimit të BE-së, në pallatin Egmont për të diskutuar akuzat për lidhje me Hamasin dhe financimin e ardhshëm të agjencisë së tij.

Agjencia kryesore e ndihmës e OKB-së për palestinezët në Gaza është nën vëzhgim të ashpër pasi ushtria izraelite tha se zbuloi një tunel komandues të Hamasit që kalonte nën selinë e UNRWA-s.

Izraeli gjithashtu ka akuzuar dhjetëra punonjës të UNRWA-s për përfshirje në sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga grupi militant palestinez Hamas.

Agjencia e OKB-së shkarkoi anëtarët e stafit të UNRWA-s si përgjigje dhe nisi hetimet.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakModel binjakëzimi mes spitalit të Kuçovës dhe Beratit, Koçiu: Shërbime të specializuara pranë vendbanimit


You may also like