FOKUS – Kievi i kërkon Berlinit krijimin e një aleance evropiane për furnizimin me tanke

by admin
Spread the love

BERLIN, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Zëvendësministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Melnyk i ka bërë thirrje Berlinit që të krijojë një “aleancë evropiane të tankeve” për të ndihmuar Ukrainën të luftojë trupat ruse dhe gjithashtu kërkoi më shumë automjete gjermane.

Kjo nuk është hera e parë që Melnyk i bën thirrje qeverisë gjermane të furnizojë vendin e tij me tanke dhe automjete luftarake këmbësorie.

Melnyk ka kërkuar vazhdimisht më shumë mbështetje nga Gjermania, shpesh edhe duke e kritikuar Berlinin.

Melnyk tha se do të dëshironte që kancelari gjerman, Olaf Scholz të rishqyrtonte hezitimin e tij për të furnizuar Ukrainën, për shembull, me tankun kryesor të betejës “Gepard” dhe mjetin luftarak të këmbësorisë “Marder”.

“Nëse qeveria gjermane nuk dëshiron të jetë i vetmi vend që ndihmon me furnizime, atëherë Gjermania mund të ndjekë një rol udhëheqës, duke krijuar një aleancë evropiane të tankeve”, tha Melnyk. //a.i./

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKurti: Digjitalizim i shërbimeve, me qendër qytetarin

You may also like