FOKUS – Japonia detekton katër anije luftarake amfibe ruse në brigjet e saj

by admin
Spread the love

TOKIO, 17 mars /ATSH-UKRINFORM/ – Ushtria japoneze njoftoi sot zbulimin e katër anijeve të mëdha luftarake amfibe ruse, që lundronin pranë ishujve të saj, ndërsa udhëtonin drejt perëndimit, ndoshta drejt Evropës.

Fotot e transportit amfib, të përdorura zakonisht për zbarkimin e trupave, të publikuara nga Ministria japoneze e Mbrojtjes, treguan atë që dukej të ishin kamionë ushtarakë, të ngarkuar në kuvertën e njërës prej tyre.

Kur u pyet nëse këto anije mund të niseshin drejt Ukrainës, një zëdhënës i ministrisë tha se “ne nuk e dimë se ku po shkojnë, por drejtimi i tyre sugjeron se është e mundur”.

Një patrullë detare e Forcave Vetëmbrojtëse Japoneze zbuloi fillimisht anijet ruse, që mund të mbajnë dhjetëra tanke, automjete të tjera ushtarake dhe qindra trupa, dhe i monitoroi ato ndërsa kalonin në perëndim nga oqeani Paqësor në Detin e Japonisë përmes ngushticës së Tsurugas.

Kjo ngushticë ndan ishullin Honshu nga ishulli Hokkaido.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësi tha se është e pazakontë që anijet ruse të kalojnë përmes ngushticës, për më tepër kaq pranë territorit japonez./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like