FOKUS – Irani: Në rast sulmi nga Izraeli do të përdorim armë që nuk janë parë kurrë

by admin
Spread the love

TEHERAN, 16 prill /ATSH/ – Mendohet se Irani po merr një arsenal të tmerrshëm armësh nga Rusia, përfshirë raketa antiajrore dhe avionë luftarakë dhe po kërcënon të përdorë armë që nuk i ka përdorur kurrë më parë, si një përgjigje e ashpër, e gjerë dhe e dhimbshme ndaj veprimit më të vogël të Izraelit, sipas “The New Yorker Post”.

Abolfazl Amouei, një zëdhënës i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, i tha një stacioni lokal të lajmeve të hënën se Republika Islamike “do të përballet me çdo agresion izraelit dhe do t’i përgjigjet atij”.

“Ne jemi gati të përdorim armë që nuk i kemi përdorur më parë”, tha zyrtari për Al-Mayadeen News, sipas “Economic Times”.

“Ne kemi plane për të gjithë skenarët dhe u bëjmë thirrje sionistëve të veprojnë në mënyrë racionale”, theksoi ai.

Edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi paralajmëroi Izraelin se nëse ndërmerr edhe “veprimin më të vogël”, do të përballet me “një përgjigje të ashpër, të gjerë dhe të dhimbshme”.

“Mbështetja e verbër e disa vendeve perëndimore ndaj regjimit sionist është shkaku i tensionit në rajon”, pohoi ai, sipas “Daily Express”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like