FOKUS – Irani kërcënon me mbylljen e Mesdheut ”nëse krimet në Gaza vazhdojnë”

by admin
Spread the love



TEHERAN, 23 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane tha se Mesdheu mund të mbyllet nëse ”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë krime në Gaza”.

“Ata duhet të presin mbylljen e detit Mesdhe, ngushticës së Gjibraltarit dhe rrugëve të tjera ujore së shpejti”, tha Mohammad Reza Naqdi, komandanti i Pasdaran, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në Mesdhe dhe është e paqartë se si mund të përpiqet ta mbyllë atë.

Megjithatë, Naqdi foli për “rritje të fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera ujore”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAtmosferë festive në Durrës, panairi ‘Verë dhe Traditë’ mbledh qindra qytetarë në shesh


You may also like