FOKUS – India i dhuron UNRWA-së 2,5 milionë dollarë në mbështetje të palestinezëve

by admin
Spread the love



NJU DELHI, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – India dhuroi 2.5 milionë dollarë për UNRWA, Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez.

Kontributi, i cili korrespondon me gjysmën e angazhimit indian për vitin 2023-2024, u dorëzua dje nga Renu Yadav, përfaqësuesi indian për Palestinën, kreut të marrëdhënieve me jashtë të UNRWA Karim Amer i cili vlerësoi “kontributin bujar, edhe më të mirëpritur për vështirësitë dhe nevojave serioze që prekin rajonin, në veçanti Gazën”.

Më 19 nëntor, India dërgoi 32 tonë ndihma humanitare të destinuara për “popullsinë palestineze” nëpërmjet aeroportit El-Arish të Egjiptit.

Që nga viti 2018, vendi ka mbështetur UNRWA me një kontribut prej 27.5 milionë dollarë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAvancim i aftësive të sektorit jofitimprurës në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi


You may also like