FOKUS – Hungaria mund të humbasë 7.5 miliardë euro nga fondet e BE-së për shkak të akuzave për korrupsion

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian dëshiron të ndalojë akordimin e 7.5 miliardë eurove në pagesa për Hungarinë për shkak të akuzave për korrupsion dhe shkelje të sundimit të ligjit, ngarinë deklaroi komisioneri për buxhetin Johannes Hahn.

“Vendimi i sotëm është një demonstrim i qartë i vullnetit të Komisionit për të mbrojtur buxhetin e BE-së dhe për të përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të siguruar këtë qëllim të rëndësishëm”, theksoi Hahn.

Komisioni i BE-së ka kritikuar prej kohësh korrupsionin e përhapur në Hungari. Një raport i korrikut fliste për “një mjedis në të cilin rreziqet e miqësisë, favorizimit dhe nepotizmit në administratën publike të nivelit të lartë mbeten të pazgjidhura”.

Hungaria ka treguar gatishmëri për të trajtuar problemin, duke përfshirë shpalljen e një autoriteti të pavarur për të monitoruar përdorimin e fondeve të BE-së.

BE tha se ato mund të funksionojnë, por ato duhet të zbatohen në mënyrë korrekte. Nëse komisioni propozon ngrirjen e fondeve, shumica e vendeve të BE-së do të duhet ende ta miratojnë planin. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRealizohet me sukses ndërhyrja delikate në spitalin “Shefqet Ndroqi”

You may also like