FOKUS – Gjykata e lartë e OKB-së urdhëron Izraelin të lejojë ndihmat në Gazë

by admin
Spread the love

TIRANË, 29 mars /ATSH/ – Gjykata e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin të mundësojë rrjedhjen e papenguar të ndihmave në Gazë për të shmangur krizën e urisë, sipas BBC.

Në një vendim unanim, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) tha se Izraeli duhej të vepronte pa vonesë për të lejuar, urgjentisht aksesin e shërbimeve bazë të nevojshme dhe të ndihmës humanitare.

Kjo pason paralajmërimet se kriza e urisë mund të godasë Gazën brenda disa javësh.

Izraeli i ka quajtur krejtësisht të pabaza akuzat se po bllokon ndihmën.

Duke dhënë përgjigjen e saj ndaj urdhrit të Gjykatës, Ministria e Jashtme izraelite tha se po vazhdonte të promovonte iniciativa të reja dhe të zgjeronte ato ekzistuese, për të lejuar një rrjedhë të vazhdueshme ndihme në Gazë, nga toka, ajri dhe deti, në bashkëpunim me OKB-në dhe të tjerët.

Ministria tha se Hamasi ishte fajtor për situatën në Gazë dhe fillimin e luftës.

Vendimi i fundit i Gjykatës në Hagë vjen pasi Afrika e Jugut i kërkoi asaj të forconte një urdhër të lëshuar për Izraelin në janar për të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet gjenocidale në Gazë.

Afrika e Jugut tha se kishte detyrimin të vepronte për të parandaluar gjenocidin si nënshkruese e Konventës së OKB-së për gjenocidin e vitit 1948.

Vendi ka qenë kritik ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Gazë dhe Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) qeverisës i tij, ka një histori të gjatë solidariteti me kauzën palestineze.

Megjithëse urdhrat e lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë janë ligjërisht të detyrueshme, gjykatës i mungon kompetenca për t’i zbatuar ato.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i vetmi organ i OKB-së që mund të paraqesë masa për të garantuar pajtueshmërinë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like