FOKUS – Gjermania furnizon Ukrainën me helikopterë ushtarakë për herë të parë

by admin
Spread the love

BERLIN, 23 janar /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane do të mbështesë përpjekjet mbrojtëse të Ukrainës me dorëzimin e helikopterëve ushtarakë nga forcat e armatosura gjermane, ose Bundeswehr.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius i ka premtuar vendit gjashtë helikopterë “Sea King Mk41″, aksesorë dhe pjesë këmbimi si dhe trajnime”, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Berlin.

Përpara njoftimit, mbështetësit e Ukrainës ishin takuar përmes lidhjes video në të ashtuquajturin formati Ramstein për bisedime këshillimore.

“The Sea King” është një helikopter i provuar dhe i fortë që do të ndihmojë ukrainasit në shumë fusha, nga zbulimi mbi Detin e Zi deri tek transportimi i ushtarëve. Kjo është dërgesa e parë gjermane e këtij lloji”, tha Pistorius.

Mbrojtja ajrore mbetet prioriteti numër një për mbrojtjen e popullsisë dhe infrastrukturës ukrainase.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dërgesat ushtarake nga Gjermania kanë arritur në rreth 6 miliardë euro (6,5 miliardë dollarë) që nga fillimi i luftës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like