FOKUS – Erdogan: Turqia kërkon ndaljen e gjakderdhjes në luftën ruso-ukrainase

by admin
Spread the love

ANKARA, 13 tetor /ATSH-AA/ – Qëllimi i Turqisë është të ndalojë sa më shpejt gjakderdhjen në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, pavarësisht pengesave, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë vrullin që kemi marr pavarësisht nga vështirësitë në terren dhe të ndalojmë gjakderdhjen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan gjatë samitit të gjashtë të Konferencës për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit në Azi (CICA), në Kazakistan.

Erdogan shtoi se përpjekjet intensive të Turqisë me OKB-në për të frenuar efektet negative të luftës midid dy palëve në konflikt, janë vlerësuar nga e gjithë bota.

Ai tha se marrëveshja e eksportit të grurit, e arritur në Stamboll këtë korrik dhe shkëmbimi i të burgosurve në shtator midis Rusisë dhe Ukrainës janë dy arritje të rëndësishme, në këtë drejtim.

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan më 22 korrik, një marrëveshje në Stamboll  për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, në muajin shkurt./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like