FOKUS – CNN: Shefi i Mossad-it pritet të udhëtojë në Doha për bisedime për armëpushimin

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 17 mars /ATSH/ – Drejtori i Mossad-it, David Barnea, pritet të udhëtojë në Doha për bisedime të mëtejshme të armëpushimit me katariotët dhe egjiptianët – të cilët kanë qenë bashkëbiseduesit kryesorë me Hamasin – sipas një diplomati të njohur me bisedimet, njoftoi CNN.

Diplomati beson se bisedimet do të zhvillohen të hënën.

CNN raportoi të premten se një marrëveshje, nëse ndodh, pritet të ketë disa faza.

Në fazën e parë, Hamasi ka propozuar lirimin e pengjeve izraelite që janë gra – duke përfshirë ushtarë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit – plus të moshuarit, të sëmurët dhe të plagosurit. Ky numër besohet të jetë rreth 40 nga 100 pengjet e vlerësuara që mbeten gjallë.

”Propozimi i fundit nga Hamasi kërkon që 700 deri në 1000 të burgosur palestinezë të lirohen”, tha një diplomat i njohur me diskutimet për CNN.

Në një fazë të dytë, Hamasi tha se secila palë duhet të lirojë të gjithë pengjet dhe të burgosurit e mbetur, të cilët do të përfshijnë ushtarë meshkuj IDF dhe më shumë të burgosur palestinezë.

Por, pengesat më të vështira mund të jenë kërkesat e Hamasit që, pas shkëmbimit fillestar të pengjeve dhe të burgosurve, Izraeli të pranojë një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të ushtrisë izraelite nga Gaza.

Qeveria e Izraelit ka thënë vazhdimisht se këto kushte janë të papranueshme dhe se ata ende synojnë të vazhdojnë luftën kundër Hamasit deri në “fitoren e plotë”.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha të premten se “Hamasi po vazhdon t’u përmbahet kërkesave jorealiste”, por njoftoi se një ekip izraelit së shpejti do të udhëtojë në Doha për bisedime të mëtejshme./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like