FOKUS – Çekia: Evropa në gjendje të prodhojë municione për Kievin

by admin
Spread the love

PRAGË, 19 mars /ATSH-ANSA/ – Në një të ardhme të afërt, kompanitë evropiane do të jenë në gjendje të prodhojnë sasinë e nevojshme të municioneve për të rimbushur stoqet e vendeve evropiane dhe për t’i çuar ato në Ukrainë, tha presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel në një intervistë për radion ”Liberty”.

”Republika Çeke po përpiqet ta furnizojë Ukrainën me municione sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

“Prodhimi i numrit të kërkuar të predhave kërkon kohë. Kjo kërkon një rritje të kapacitetit tonë të prodhimit. Por, Ukraina ka nevojë për municion tani. Ne mundemi”, theksoi Pavel.

“Ne po përpiqemi të gjejmë municion kudo që të mundemi”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba njoftoi të mërkurën e kaluar se predha e parë nga Republika Çeke do të fillojnë të mbërrijnë “në të ardhmen e afërt”.

”Dhe më pas, gjatë gjithë vitit, sasi të reja do të vazhdojnë të mbërrijnë”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like