FOKUS – Bullgaria pengoi mbi 160 000 emigrantë të paligjshëm të hynin në vend

by admin
Spread the love

SOFJE, 6 janar /ATSH-BTA/ – Mbi 160 000 emigrantë të paligjshëm u penguan të hyjnë në Bullgari në vitin 2022, tha ministri i Brendshëm bullgar, Ivan Demerdzhiev duke iu përgjigjur një pyetjeje në parlament.

Ai shtoi se ”ndërsa në vitin 2015-2016, me shumë më pak tentativa për të hyrë në vend, mbi 20 000 emigrantë kaluan në territorin bullgar, në vitin 2022, vit me shumë herë më shumë tentativa, në vend kanë kaluar afro 14 000”.

Ministri siguroi se në muajt në vijim rezultatet e luftës kundër migracionit të paligjshëm do të vazhdonin të përmirësoheshin.

”Ministria e Brendshme bullgare po përgatit një aksion në shkallë të gjerë kundër trafikimit të emigrantëve në bashkëpunim me Turqinë”, shpjegoi Demerdzhiev.

“Trafikantët operojnë kryesisht nga territori turk dhe flukset e parave që i shërbejnë këtij aktiviteti të paligjshëm janë të përqendruara atje”, tha Demerdzhiev./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSigurimi i detyrueshëm motorik, primet rritje 9.5% për 11-mujorin 

You may also like