FOKUS – Borrell: Besoj se Irani nuk dëshiron një përshkallëzim të konfliktit

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 16 prill /ATSH-ANSA/ – Besoj sinqerisht se Irani nuk dëshiron një përshkallëzim që çon në luftë, deklaroi përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në dritën e një bisede me ministrin e Jashtëm iranian, Abdollahian.

”Irani përdori më shumë se 300 raketa dhe dronë dhe për këtë arsye veprimi i tij nuk ishte shaka. Nëse Izraeli nuk do të kishte pasur mjetet teknologjike për t’i rrëzuar ato në fluturim, gjërat mund të kishin qenë shumë më keq”, shtoi ai.

”Të gjithë po bëjnë maksimumin nga pikëpamja diplomatike për të siguruar që një përgjigje e mundshme nga Izraeli të mos përbëjë një hap të mëtejshëm në një përshkallëzim”, shtoi Borell ndërsa vërejti se ”kryeministri Netanyahu ka treguar se nuk i dëgjon shumë ato që i thonë”.

”Përpjekje të tilla”, sipas Borrell, ”janë të nevojshme në një kohë kur Lindja e Mesme është në buzë të humnerës për shkak të rrezikut të një lufte rajonale me pasoja të tmerrshme për zonën”./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakParku Kombëtar i Shebenikut, destinacion i turizmit malor dhe aventurës


You may also like