FOKUS – BM sanksione të reja kundër bizneseve dhe elitave ruse

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Disa prodhues, kompani dhe figura kryesore ruse janë shënjestruar nga Britania e Madhe në raundin e fundit të sanksioneve për të goditur Moskën që nga pushtimi i Ukrainës.

Sanksionet vijnë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po viziton sot BM duke takuar kryeministrin Rishi Sunak dhe duke iu drejtuar parlamentit.

BM thotë se sanksionet e reja do të përshpejtonin presionin ekonomik ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Sanksionet synojnë organizata dhe biznese për të cilat Ministria e Jashtme tha se u mbështetën nga ushtria ruse për të mbështetur pushtimin e Ukrainës, me disa individë të shënjestruar gjithashtu.

Ndër të sanksionuarit përfshihen CST, një prodhues i dronëve rusë, si dhe RT-Komplekt, i cili prodhon pjesë për helikopterët.

”Oboronlogistics”, për të cilën Ministria e Jashtme britanike tha se organizon transportin dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake ruse, u godit gjithashtu me sanksione së bashku me ”Universalmash” dhe ”Lipetsk”, të dyja të lidhura me prodhimin e infrastrukturës së raketave antiajrore.

Kompania softuerike ”Topaz” u sanksionua gjithashtu.

Grupi i individëve të sanksionuar përfshin komisionerin presidencial për të drejtat e sipërmarrësve, Boris Titov dhe pronarin e ”Aerostart”, Viktor Myachin, që janë të lidhur me Putinin përmes rrjeteve të errëta financiare.

Kompania e shërbimeve të ”IT Moscoms LLC” ishte gjithashtu në shënjestër.

Nikolay Egorov, deri vonë nënkryetari i rafinerisë më të madhe të naftës në pronësi private në Rusi, si dhe pronari i gazetës pro Kremlinit ”Regum”, Sergey Rudnov, u sanksionuan gjithashtu.

Svetlana Krivonogikh, një aksionere në ”Bank Rossiya” dhe ”National Media Group”, ka qenë gjithashtu në shënjestër së bashku me kryetarin e bordit të kompanisë farmaceutike ruse ”R-Pharm”, Alexey Repik.

Mbi 1 300 individë dhe subjekte janë sanksionuar nga BM që nga pushtimi i Ukrainës, përmes një kombinimi të ngrirjeve të aseteve, ndalimeve të udhëtimit dhe sanksioneve të transportit./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like