FOKUS – Blinken në Izrael për armëpushimin e mundshëm në Gaza

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 7 shkurt /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërriti në Izrael të mërkurën për të takuar zyrtarë të lartë izraelitë mbi zhvillimet e ofensivës së vazhdueshme të Izraelit kundër Gazës dhe arritjes së marrëveshjes së mundshme të armëpushimit.

”Axhenda e Blinken në Izrael përfshin diskutimet mbi negociatat e vazhdueshme të pengjeve, luftën e Izraelit në Gaza dhe përkeqësimin e krizës humanitare, si dhe planifikimin e pasluftës”, sipas të përditshmes “Haaretz”.

Në deklaratën e mëparshme të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Blinken do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shefin e shtabit të ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe presidentin, Isaac Herzog.

Blinken deri më tani ka vizituar Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Katarin si pjesë e turneut të tij aktual në rajon, dhe gjithashtu është planifikuar të vizitojë Ramallahun për të takuar presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

Kjo është vizita e tij e gjashtë në Izrael që nga 7 tetori, si pjesë e turneut të tij të pestë në rajon, që synon gjetjen e një zgjidhjeje për luftën e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës.

Para mbërritjes së tij në Izrael, grupi Hamas tha se kishte dhënë përgjigjen e tij Egjiptit dhe Katarit në lidhje me “marrëveshjen kornizë” për marrëveshjen e propozuar të shkëmbimit të të burgosurve dhe armëpushimin në Rripin e Gazës./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like