FOKUS – BE akordon 500 milionë euro financim për bujqësinë dhe strehimin në Ukrainë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 28 shtator /ATSH-DPA/ – Ukraina do të marrë 500 milionë euro (480 milionë dollarë) në mbështetje të sektorëve të strehimit, arsimit dhe bujqësisë të vendit, njoftoi  komisioneri i zgjerimit të BE-së, Oliver Várhelyi.

“Ukraina ka respektin tonë maksimal, për luftën për pavarësi dhe demokraci, pasi ajo njëkohësisht punon për reformat për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, theksoi Várhelyi gjatë një vizite në Kiev.

Financimi shtesë i BE-së vjen ndërsa Ukraina po përballet me kufizime të mëdha ekonomike si rezultat i pushtimit rus.

Komisioni Evropian mirëpriti gjithashtu një marrëveshje me institucionet e shërbimeve financiare të Ukrainës për të ndihmuar ukrainasit të kthejnë paratë në vend në mënyrë më efikase dhe transparente.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like