FOKUS – Baerbock: Të përshpejtohen diskutimet për afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me BE-në

by admin
Spread the love

BERLIN, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dëshiron të përshpejtojë diskutimin për afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Koha nuk duhet humbur më në përpjekjet e integrimit. Asnjë vend nuk duhet të krijohet në Ballkan që Rusia apo lojtarë të tjerë të vendosen. Përveç Rusisë edhe Kina po kërkon edhe ndikim më të madh në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo pas bisedimeve me homologen e saj sllovene Tanja Fajon.
.
“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht në qendër të BE-së. Ne gjithashtu duhet të sjellim më në fund njerëzit e Ballkanit Perëndimor në qendrën tonë politike”, shtoi Baerbock.

BE-ja duhet të kishte mbajtur premtimin e saj për hapjen e negociatave të anëtarësimit, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, theksoi ministrja.

“Është në interesin tonë strategjik dhe gjithashtu një çështje besueshmërie”, shtoi ajo.

Bisedimet e pranimit po vazhdojnë me Malin e Zi dhe Serbinë. Në mars 2020, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë kandidatë potencialë për anëtarësim në BE.

Baerbock, megjithatë, paralajmëroi se nëse BE nuk i mban premtimet e saj, dikush tjetër do të ofrojë premtime të reja.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like